Avgolemono (Supe me veze dhe limon)

Vlerësimi i përdoruesit: 5 (1 votat)

super me vezee 300x276 Avgolemono (Supe me veze dhe limon)Supa me oriz, veze dhe limon, aq e njohur nga te gjithe shqiptaret. Emri i saj origjinal eshte Avgolemono e cila do te thote pikerisht veze dhe limon. Kjo recete permban copeza te vogla mishi pule, sasia e te cilave mund te shtohet apo te pakesohet sipas deshires. Me pjesen tjeter te gjoksit te pules mund te pregatisim nje sallate shume te shijshme, receten e se ciles do ta gjeni ketu.

Perberesit per 4 persona

  • 3 gjokse pule
  • 1 liter uje
  • 50gr oriz
  • 3 veze
  • lengun e 2 limonave
  • kripe
  • piper
  • majdanoz i grire holle 

Si fillim pregatisim lengun e pules duke shtuar ne tenxhere gjokset e pules, ujin dhe kripen. Kur te kene marre vale, heqim shkumen qe formohet dhe vazhdojme gatimin ne zjarr te avashem per afer 45 minuta. Heqim gjokset e pules nga zjarri dhe i leme ne nje ane qe te ftohen.

Ne lengun e pules shtojme orizin dhe e ziejme per rreth 20 minuta, apo sa te zbutet. E heqim nga zjarri duke i shtuar disa copa gjoksi pule te prere ne kubik apo ne fije te holla. Nderkohe pregatisim salcen me veze dhe limon:

Ne nje tas te madh rrahim vezet me kujdes, shtojme lengun e limonit, piperin dhe pak nga lengu i pules duke vazhduar perzierjen. Kete perberje ia shtojme supes ngadale ne menyre qe e bardha e vezeve te mos mpikset.

E cojme supen perseri ne zjarr te ngadalte duke e perziere ne menyre konstante per 1 apo 2 minuta, por pa e lene te marre vale. E sperkasim me pak majdanoz te grire holle dhe e servirim.

Komentet

komente

Etiketat:

Leave a Reply