Avgolemono (Supë me vezë dhe limon)
Supa me oriz, veze dhe limon,aq e njohur nga te gjithe shqiptaret, ne te vertete ka origjine greke. Emri i saj origjinal eshte Avgolemono e cila do te thote pikerisht veze dhe limon. Kjo recete permban copeza te vogla mishi pule, sasia e te cilave mund te shtohet apo te pakesohet sipas deshires. Me pjesen tjeter te gjoksit te pules mund te pregatisim nje sallate shume te shijshme, receten e se ciles do ta gjeni ketu.
Perberesit per 4 persona
- 3 gjokse pule
- 1 liter uje
- 50gr oriz
- 3 veze
- lengun e 2 limonave
- kripe
- piper
- majdanoz i grire holle
Si fillim pregatisim lengun e pules duke shtuar ne tenxhere gjokset e pules, ujin dhe kripen. Kur te kene marre vale, heqim shkumen qe formohet dhe vazhdojme gatimin ne zjarr te avashem per afer 45 minuta. Heqim gjokset e pules nga zjarri dhe i leme ne nje ane qe te ftohen.
Ne lengun e pules shtojme orizin dhe e ziejme per rreth 20 minuta, apo sa te zbutet. E heqim nga zjarri duke i shtuar disa copa gjoksi pule te prere ne kubik apo ne fije te holla. Nderkohe pregatisim salcen me veze dhe limon:
Ne nje tas te madh rrahim vezet me kujdes, shtojme lengun e limonit, piperin dhe pak nga lengu i pules duke vazhduar perzierjen. Kete perberje ia shtojme supes ngadale ne menyre qe e bardha e vezeve te mos mpikset.
E cojme supen perseri ne zjarr te ngadalte duke e perziere ne menyre konstante per 1 apo 2 minuta, por pa e lene te marre vale. E sperkasim me pak majdanoz te grire holle dhe e servirim./tryeza.org












